Dërgesa dhe kthimi i produkteve

Dërgesat nga kiddy.mk realizohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00, drejtpërdrejt në adresën që e keni dhënë gjatë porosisë. Pas pagesës së suksesshme, do të merrni konfirmim me e-mail dhe njoftim kur paketa të jetë nisur dhe kur mund ta prisni.

Për pakot që peshojnë më shumë se 30 kg, mund të ketë devijime nga afatet e zakonshme të dërgesës.


Kthimi i produkteve

Nëse dëshironi të ktheni një produkt, mund ta bëni këtë brenda afatit prej 14 ditësh nga dita e pranimit të porosisë. Kushti i vetëm është që produkti të mos jetë përdorur, të jetë në paketimin origjinal dhe me etiketën apo deklaratën e saj.

Procesi i kthimit është i thjeshtë:

-Na kontaktoni përmes formularit të kontaktit ose në e-mailin tonë
-Do të merrni udhëzime për kthimin
-Pas pranimit dhe kontrollimit të produktit, shuma do t'ju rimbursohet

Shënim: shpenzimet e kthimit të produktit mbulohen nga blerësi, përveç në rastet kur produkti është i dëmtuar ose i gabuar.


Siguria dhe mënyrat e pagesës

kiddy.mk, siguria e të dhënave tuaja personale dhe transaksioneve është prioriteti ynë.

Të dhënat tuaja janë të mbrojtura me certifikata SSL dhe enkriptim modern. Gjatë procesit të pagesës, informacionet konfidenciale transmetohen në mënyrë të sigurt dhe nuk ruhen në serverët tanë.

Ne ofrojmë dy mënyra pagese:
-Pagesë me kartelë bankare (Visa, MasterCard)
-Pagesë në dorë gjatë pranimit të porosisë

Kartelat tuaja mund t’i ruani për porosi të ardhshme më të shpejta, por të dhënat mbrohen nga procesorët e certifikuar të pagesave dhe kiddy.mk nuk ka qasje në to.


Për më shumë informata, lexoni Kushtet e përgjithshme të blerjes ose na kontaktoni për çdo pyetje.