1. Dispozita të përgjithshme
Këto kushte dhe rregulla rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet JD Group DOOEL Tetovë (në tekstin e mëtejmë: "Kompania") dhe përdoruesve të faqes së internetit www.kiddy.mk (në tekstin e mëtejmë: "Faqja e internetit"). Duke hyrë dhe përdorur faqen, përdoruesi konfirmon se i pranon plotësisht këto kushte.
2. Ndryshimet e kushteve
Kompania ka të drejtë që në çdo kohë të bëjë ndryshime në këto kushte. Të gjitha ndryshimet do të publikohen në faqen e internetit dhe hyjnë në fuqi që nga momenti i publikimit. Përdoruesit janë të obliguar t’i kontrollojnë rregullisht këto kushte.
3. Përshkrimi i shërbimit
Faqja kiddy.mk ofron blerje online të produkteve të licencuara për fëmijë, si rroba, çanta shpine, aksesorë dhe lodra. Kompania synon të ofrojë informata të sakta dhe të përditësuara për të gjitha produktet dhe shërbimet.
4. Detyrimet e përdoruesit
Përdoruesi obligohet të mos e përdorë faqen për qëllime të kundërligjshme, që bien ndesh me rendin publik dhe moralin, si dhe të mos i shkelë të drejtat e palëve të treta. Ndalohet publikimi i përmbajtjeve fyese, të paligjshme ose të rreme.
5. Të drejtat e autorit
Të gjitha përmbajtjet në faqen e internetit (tekste, fotografi, logo, dizajn, grafikë etj.) janë pronë e JD Group DOOEL ose përdoren me leje nga palë të treta. Ndalohet kopjimi ose shpërndarja e tyre pa leje të shkruar paraprakisht.
6. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale
JD Group DOOEL Tetovë respekton rreptësisht rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet në fuqi. Informacionet personale të ofruara nga përdoruesit do të përdoren vetëm për qëllime të blerjes, dërgesës dhe komunikimit. Për më shumë informacion, shikoni Politikën tonë të privatësisë.
7. Kufizimi i përgjegjësisë
Kompania nuk mban përgjegjësi për ndërprerje teknike, mosqasje në faqe apo gabime në paraqitjen e produkteve. Kompania nuk garanton që të gjithë produktet do të jenë gjithmonë në dispozicion.
8. Lidhje të jashtme
Faqja e internetit mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të palëve të treta. JD Group DOOEL Tetovë nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen apo politikat e privatësisë së tyre.
9. Ndërprerja e përdorimit
JD Group DOOEL Tetovë ka të drejtë të kufizojë ose të ndërpresë qasjen e përdoruesit në faqen e internetit nëse konstatohet shkelje e kushteve.
10. Markat tregtare
Të gjitha markat tregtare të paraqitura në faqen e internetit janë pronë e mbajtësve të tyre. Kiddy.mk i shet produktet si distributor zyrtar nga furnitorë të licencuar të besueshëm.
11. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje, të dy palët do të përpiqen ta zgjidhin atë në mënyrë paqësore. Nëse nuk arrihet marrëveshje, kompetent është Gjykata Themelore në Tetovë.
12. Kontakt
Për çdo pyetje lidhur me kushtet e përdorimit ose blerjen, mund të na kontaktoni në:
📧 info@kiddy.mk
📞 +389 (0)70 457 755
🏢 JD Group DOOEL, rr. 101, Tetovë, Maqedonia e Veriut